Pë’ mos të shprishet epidemia koronavirusit, gjithnjari ka të ket një komportament çë mbahet sypër informacjuna të drejta. Pë këtë na ndihën manifesti çë shkruovën mjedhqit edhe Ministeri e Shëndetës.
Dhjetë rregulle pë’ të ruhet shëndeta.
1- Laj duorit shumë herë ditën;
2- Mos rri shumë prëz njërivet çë kanë kollën o ethen;
3- Mos tund sy, hundë dhe grykë me duora;
4- Mbuloj grykë e hundë kur të mun kolla;
5- Mos mirë mozgjë ndë ke ethen o gjënde keq, sërrit m'i pari mjedhkun;
6- Pulir shtëpin me shpirt;
7- Vuj maskerinen vetëm ndë je keq o ndë ruon kush ishtë keq;
8- Mbashatat çë vinjën bënur ka Çina o paket çë vinjën kaha Çina ngë janë të ligja;
9- Sërrit numurin 1500 ndë ndjehe keq
10- Animajët të shtëpis ngë të shkoqjën virusin.
(Variante parlata di Ururi)